Banorja e re Anisa, zgjon Burimin me energji: A nuk jep përqafime në mëngjes
Showbiz
November 16, 2024 - 16:53
Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nisi me atmosferë energjike.
Kjo krejt falë këngëtares dhe influenceres Anisa, një nga hyrjet e reja në spektakël.
Pasi u bë pjesë e shtëpisë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Anisa vendosi ta nisë ditën duke zgjuar banorët.
Ajo iu afrua Burimit, ia hoqi jorganin dhe i tha me entuziazëm: “Çu poshtë!”.
Ndërsa Burimi, ende i përgjumur, iu përgjigj me humor: “Mos më thuaj mua çu poshtë.”
E vendosur të shpërndajë pozitivitet, Anisa shtoi: “A nuk jep përqafime në mëngjes a?”.
Pas pak, ajo e përqafoi Burimin, duke e bërë mëngjesin e tij më të ngrohtë.
Ky moment i thjeshtë, por i këndshëm, reflektoi atmosferën e relaksuar dhe humorin që po krijohet mes banorëve pas hyrjeve të reja. /telegrafi