“Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda”, vazhdon përplasja mes Vullnetit dhe Gresës

“Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda”, vazhdon përplasja mes Vullnetit dhe Gresës

Showbiz November 13, 2024 - 13:12

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 ka pasur zhvillime të shumta e debate ndërmjet banorëve.

Një krisje këto ditë është parë edhe nga Vullnet Krasniqi e Gresa Gashi, të cilët në fillim kanë qenë miq shumë të mirë.

Gazetari, derisa po qëndronte në dhomën e gjumit, tha se po i vjen turp për njerëzit me të cilët është brenda.

“Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda”, u shpreh ai.

E aktorja nuk përtoi që t’i reagonte menjëherë duke i kërkuar që të dilte nga shtëpia.

“Nëse të vjen marre dil, pse s’po del. Dil”, tha ajo.

Krasniqi në vazhdim shtoi: “Ja normalisht, marrja e Zotit”.

Të njëjtit prishën raportin e tyre për shkak që Vullnetit nuk po i pëlqejnë disa gjëra të Gresës.