Kate Middleton bën paraqitjen e parë me familjen mbretërore pas kimioterapisë [video]
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori pjesë në ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore në “Festival of Remembrance” në “Royal Albert Hall” të Londrës, i cili u organizua për nder të shërbimit dhe sakrificës së Forcave të Armatosura Britanike dhe të Komonuelthit.
Kjo ngjarje, e mbajtur çdo vit nën kujdesin e Legjionit Mbretëror Britanik, ka një kuptim të thellë emocional dhe bashkon të gjithë anëtarët e familjes mbretërore britanike.
Kate ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Princit William, në këtë moment të veçantë.
Prince William & Princess Catherine arrive at Royal Albert Hall for the 'Festival of Remembrance' 2024 ë #PrinceWilliam #PrincessCatherine pic.twitter.com/TDm4IpJVfd
— The King’s Guards Channel (@TheKingsGuardsX) November 9, 2024
Paraqitja e Kate në publik është veçanërisht e rëndësishme, pasi shënon ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore që kur ajo postoi një video më 9 shtator se kishte përfunduar kimioterapinë.
Kujtojmë se Princi William së fundmi ka treguar për mediat se ky vit ka qenë ndoshta më i vështiri në jetën e tij, ku ka folur për gruan dhe mbretin Charles.
Pas kancerit të prostatës së mbretit Charles dhe diagnozës së Princeshës Kate Middleton, princi foli hapur për jetën e tij për Daily Mail.
Ai ishte në një vizitë zyrtare në ‘Cape Town’ në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në një intervistë emocionuese tha se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të, transmeton telegrafi.
Megjithatë, zbuloi se Kate dhe Mbreti Charles tani po ecin mirë dhe se ai është krenar sepse ata “i kanë luftuar betejat e tyre shëndetësore me kaq dinjitet dhe guxim.