Besforti pritet nga Atilla Kardesh pas daljes së tij nga Big Brother VIP Kosova
Besfort Daka dhe Rezart Veleshnja, u përjashtuan mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, për çështje sa të ndara dhe të përbashkëta.
Pas daljes, aktori Daka është mirëpritur nga ish-banori, Atilla Kardesh, pasi ky i fundit vullnetarisht braktisi garën, disa ditë më parë.
Kardesh, publikoi një fotografi me Besfortin, në llogarinë e tij në Instagram.
“Real OG, Besfort Daka”, shkroi Atilla në postimin e tij në ‘InstaStory’.
Dyshja kishin një raport të mirëfilltë, gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë.
Besforti dhe Rezi u përjashtuan mbrëmë me zarf të zi nga Vëllai i Madh. Ishte Besforti i cili kishte përdorur fjalë kërcënuese kundrejt Rezit, duke bërë që të penalizohet menjëherë nga produksioni. Rezarti në anën tjetër u përjashtua me sulmin seksual që i bëri Xhenetës, duke e goditur në prapanicë. /Telegrafi/