Liam Payne nuk ishte i vetëdijshëm kur ra nga kati i tretë, thonë hetuesit
Prokurorët që po hetojnë rastin tragjik të Liam Payne kanë përjashtuar mundësinë që këngëtari ka bërë vetëvrasje, tha në një deklaratë për shtyp të enjten Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese në Argjentinë.
Zyrtarët arritën në përfundimin se Payne ka gjasa të ketë qenë pa ndjenja kur ra për vdekje nga ballkoni i katit të tretë në hotelin e Bunos Aires, shkruan Page Six.
Ata gjetën se kishte mungesë të aktivizimit të reflekseve të vetë mbrojtjes.
Ky informacion së bashku me të dhëna të tjera, përfshirë sasinë e substancave që ai konsumoi, siç u përmend në raportin e tij toksikologjik, i lejoi ata të arrinin në përfundimin se Payne nuk ishte “plotësisht i vetëdijshëm” ose ishte në një gjendje “humbje të vetëdijes” dhe për këtë arsye nuk ka rënë me dashje.
Kjo situatë do të “përjashtonte mundësinë e një akti të vetëdijshëm apo të vullnetshëm nga ana e viktimës, pasi në gjendjen në të cilën ndodhej, ai nuk dinte se çfarë po bënte dhe as nuk mund ta kuptonte atë”, tha zyra e prokurorisë në deklarata e saj e përkthyer nga spanjishtja në anglisht.
Zyrtarët gjithashtu thonë se Liam ishte i vetëm në dhomën e tij të hotelit kur pësoi rënien e tij fatale, kështu që nuk besohet se dikush e ka shtyrë.
Megjithatë, tre persona u paditën të enjten në lidhje me vdekjen e Payne, pasi prokurorët besojnë se të dyshuarit u përfshinë në veprimtari të paligjshme që mund të kenë kontribuar në vdekjen e parakohshme të yllit të popit. /telegrafi