“Ynwa dhe Zaki të duan shumë”, Drenusha Latifi qan e vetmuar në shtrat pas befasisë së fëmijëve në BBVK
Në shtëpinë më të madhe të vendit, Big Brother VIP Kosova, u krijua një moment prekës për banoren Drenusha.
Ajo mori një surprizë shumë të bukur nga fëmijët e saj, të cilët i dërguan një mesazh emocionues përmes një droni.
Mesazhi që u shfaq për të lexuar ishte plot dashuri dhe mbështetje: “Forca, Ynwa dhe Zaki të dojnë shumë”. Këto fjalë prekëse e përlotën Drenushën dhe sollën një çast të ngrohtë dhe të veçantë për të në shtëpinë e Big Brother.
Reagimi i Drenushës ishte i natyrshëm dhe plot emocione; pasi pa mesazhin, ajo u drejtua për në dhomën e gjumit ku shpërtheu në lot dhe qëndroi vetëm, poshtë batanijes së saj. Ky gjest i fëmijëve e gëzoi, por gjithashtu e preku thellë Drenushën, duke i kujtuar sa shumë mbështetje dhe dashuri e pret jashtë mureve të shtëpisë.
Ky moment delikat dhe prekës ka qenë ndër më të veçantët për Drenushën gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova, duke reflektuar lidhjen e saj të fortë dhe të përzemërt me fëmijët e saj. /telegrafi