QIKA letër kompanisë licencuese të BBVK-së, kërkon heqjen e lejes për shoun televiziv
Organizata QIKA i ka dërguar letër kompanisë së Big Brother, që i kërkohet heqja e licencës televizionit Klan Kosova për mbajtjen e këtij shou televiziv.
Ky reagimi dhe kjo kërkesë e QIKA-s vjen pasi shtëpia më e famshme në Kosovë pranoi në një format televiziv, Atilla Kardash, ish-burrin e Drenusha Latifit që dyshohet se është personi i denoncuar nga vetë këngëtarja për dhunë në familje.
Largimin nga shtëpia e Big Brother të Kardishit e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë.
Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës dhe kërkohej që ai të largohej menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.
Kështu, Atilla dje la shtëpinë me arsyetimin se po largohet për t’u treguar vajzave të tij se ai dhe Drenusha janë mirë dhe nuk kanë telashe.