Flet avokatja e Drenusha Latifit: S’ka urdhër mbrojtës ndaj Atilla Karteshit, po presim të marrim besimin e fëmijëve

Flet avokatja e Drenusha Latifit: S’ka urdhër mbrojtës ndaj Atilla Karteshit, po presim të marrim besimin e fëmijëve

Showbiz November 05, 2024 - 21:10

Hyrja e Atilla Kartesh në Big Brother VIP Kosova, ka bërë bujë të madhe në Kosovë, për faktin se ai ka qenë i martuar me konkurrenten e këtij formati, Drenusha Latifi. Drenusha doli edhe publikisht duke e akuzuar për dhunë fizike, në disa paraqitje televizive.

Për të sqaruar situatën mes ish-çiftit që tani ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka folur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ajo i ka thënë Telegrafit të martën se aktualisht ndaj Atilla Kartesh s’ka urdhër mbrojtës në fuqi.

Avokatja Keqekolla-Sadiku njoftoi se janë në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve.

“Kundër Atilla Kardesh janë ngritur dy akuza, njëra për dhunë në familje, e tjetra për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Do të thotë momentalisht nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi. Jemi në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve. Fëmijët janë shumë mirë dhe janë me nënën e Drenushës në shtëpinë e prindërve të Drenushës, aty ku jeton edhe Drenusha”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se për hyrjen e Atilla Kartesh në BBVK, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke kërkuar largimin e tij nga ky format televiziv.

Përmes një reagimi të gjatë, Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar largimin e konkurrentit i cili u fut mbrëmë në këtë garë.