Përplasje mes Alaudinit dhe Milaim Zekës në Big Brother VIP Kosova, shkak feja
Opinionistja Olta Gixhari ka shprehur një kritikë të fortë ndaj veprimit të Xhenetës, e cila përdori tenxheret për të zgjuar banorët.
Ajo e quajti këtë veprim një “torturë”, duke theksuar se ai kishte rrezikuar shëndetin e një prej banorëve, duke e çuar atë në një situatë afër infarktit.
“Ti s’ke për ta fituar ndeshjen nëse vazhdon të luash në këtë formë të shëmtuar”, tha Olta, duke e vlerësuar sjelljen e saj si të papranueshme.
Ndërkohë, opinionisti Milaim Zeka përmendi fenë si një shembull në diskutim, por reagimi i moderatori Alaudin Hamiti ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. “Mos përdor këto fjalë, Milaim, nuk lejohet të flasësh për fe”, i tha ai, duke e ndaluar atë të vazhdojë me temën e ndjeshme.
Pas kësaj, Milaim Zeka u ndje i nervozuar dhe u ngrit në këmbë, duke theksuar besimin e tij: “Unë jam një person që besoj në Zot”.
Kjo situatë nxori në pah tensionet mes opinionistëve dhe rregullat që duhet të respektohen brenda diskutimeve në emision.