Nuk u ndie mirë pas situatës së krijuar në Big Brother, gjendja shëndetësore e Xuxit tani stabile
Naim Bunjaku – Xuxi u përfshi gati në një përplasje fizike me banorin tjetër, Mevlan Shabën.
E gjitha nisi pas një rrëmuje që u krijua në shtëpinë e Big Brother, pas mesnatës nga Xheneta e që u miratua nga Drenusha Latifi.
Këngëtari duket se nuk u përmbajt dhe situata i doli jashtë kontrollit, derisa në një moment e shtyu ish-konkurrentin e “Përputhen”.
Pas kësaj, artisti i njohur nuk është ndjerë mirë dhe me këtë rast u bë intervenimi i mjekut.
Gjendja e tij momentalisht është stabile dhe ai më pas u rikthye të konkurrentët e tjerë, që e pritën edhe me duartrokitje.
Duket se i njëjti ka pasur probleme me zemër, por që reagimi i produksionit ka qenë i menjëhershëm.
Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë ndonjë vendim për këtë nga "Vëllai i Madh".