Filmi “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn ka premierën në dhjetor

Filmi “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn ka premierën në dhjetor

Showbiz October 28, 2024 - 20:06

“Trouble Shooters” mban titullin filmi më i ri i aktorit të famshëm shqiptar, Blerim Destani.

Pjesë e këtij projekti është edhe miku i tij i ngushtë, artisti Rigels Rajku – Noizy, ku edhe do të bëjë debutimin për herë të parë në kinematografi.

Xhirimet e filmit kanë nisur dhe ato do të zhvillohen në Tiranë, por edhe në Gjermani pasi regjisori është gjerman.

Pjesë e filmit është edhe reperja Loredana Zefi (por jo me ndonjë rol të madh) siç do të jenë dy shokët e ngushtë, të cilët do të interpretojnë rolin e dy detektivëve.

Të tjerë pjesëmarrës në film janë: Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

Një tjetër emër që po flitet si pjesë e kastit është edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu.

Tani është publikuar edhe kopertina e këtij filmi, i cili do të ketë premierën më 5 dhjetor. /telegrafi