Martohen Dafina dhe Kreshniku: Momente të veçanta nga dasma e tyre

Martohen Dafina dhe Kreshniku: Momente të veçanta nga dasma e tyre

Showbiz October 26, 2024 - 21:39

Sot, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë me Kreshnik Gjergjin në një ceremoni të bukur martese.

Të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve, të cilët e kanë mbështetur çiftin në këtë hap të rëndësishëm.

Disa nga kolegët e Dafinës, si Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë ndarë momente magjike në InstaStory, duke treguar hyrjen e Dafinës në dasmë si dhe momentet emocionuese nga vallëzimi i çiftit.

Në këto pamje, Dafina duket tejet e lumtur në krahët e Kreshnikut, ndërsa ata vallëzonin.

Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë.

Dafina dhe Kreshniku e kanë bërë këtë ditë të paharrueshme, dhe tani të gjithë presin me padurim të shohin më shumë nga dasma e tyre. /telegrafi

Image

Image

Image

Image