Pasi imitoi Burimin, Egzoni kërkon të takojë Rezin

Pasi imitoi Burimin, Egzoni kërkon të takojë Rezin

Showbiz October 25, 2024 - 23:57

Pas takimit emocionues me Burimin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëllai i tij, Egzoni, ka shprehur dëshirën për të takuar edhe Rezin.

Kjo kërkesë vjen pas imitimit të Burimit nga Rezi, një moment që ka shkaktuar shumë diskutime mes banorëve dhe publikut.

Kur Egzoni u takua me Rezin, ai e përgëzoi për performancën e tij, duke e quajtur imitimin “shumë në rregull”.

Megjithatë, ai e ndjeu të nevojshme të bëjë një kërkesë të veçantë: “Mos e imito Burimin në pjesën e syve” i tha ai Rezit.

Egzoni shpjegoi se Burimi kishte një histori të veçantë lidhur me sythë e tij, pasi ai kishte lindur me një shikim normal, por më vonë kishte humbur një muskul që kishte ndikuar në pamjen e tij.

Kjo kërkesë tregon një anë tjetër të lidhjes familjare mes vëllezërve dhe ndjeshmërinë që ata kanë për sfidat e njëri-tjetrit.

Egzoni dëshiron që Rezi të kuptojë rëndësinë e ndjeshmërisë në lidhje me këtë aspekt të jetës së Burimit, duke kërkuar një respekt të veçantë për këtë pjesë të tij. /telegrafi