Olta-Arias: Je bullizuesja më e madhe në shtëpi, po të isha “Vëllai i Madh” do të të kisha përjashtuar

Olta-Arias: Je bullizuesja më e madhe në shtëpi, po të isha “Vëllai i Madh” do të të kisha përjashtuar

Showbiz October 25, 2024 - 22:47

Olta e pyeti Arian se si iu duk vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, një video e cila përfshin një gjuhë degraduese, plot ofendime dhe debate të ashpra mes dy vajzave.

Në këtë kontekst, Olta theksoi shqetësimin e saj për sjelljen e Arian, duke e quajtur atë të histerike.

“Unë pashë në atë video që ti e ke ofenduar dhe bullizuar Gresën. Mendoj se deri tani, ti je bullizuesja më e madhe në këtë shtëpi,” deklaroi Olta, duke e kritikuar ashpër sjelljen e Arian.

Këto komente shkaktuan një reagim të fortë, duke nxjerrë në pah tensionet mes banorëve.

Madje, në një moment të diskutimit, Olta shprehu mendimin e saj si opinioniste, duke thënë se po të ishte “Vëllai i Madh”, Arian do të ishte përjashtuar menjëherë nga emisioni për sjelljen e saj.

Kjo deklaratë rriti tensionin në studio, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe etikës në komunikimin mes banorëve. /telegrafi