Bruce Springsteen: Trumpi po kandidon për t’u bërë një tiran amerikan

Bruce Springsteen: Trumpi po kandidon për t’u bërë një tiran amerikan

Showbiz October 25, 2024 - 15:41

Superylli i rock-ut, Bruce Springsteen, ka mbështetur kandidaten presidenciale të SHBA-së, Kamala Harris dhe bëri thirrje për të mos mundësuar një mandat të dytë për rivalin e saj, Donald Trump.

Springsteen, në një dalje publike në fushatën e Harris në Atlanta, tha se Donald Trump po kandidonte për t’u bërë një tiran amerikan.

“Republikani nuk e kupton vendin apo çfarë do të thotë të jesh amerikan”, tha Springsteeni.

“Unë mbështes demokraten Harris sepse dëshiroj të shohë në Shtëpinë e Bardhë një lider që respekton Kushtetutën e SHBA-se dhe synon të ndërtojë një ekonomi për klasën e mesme”, shtoi ai.

Ylli i rock-ut performoi disa këngë me kitarë akustike dhe harmonikë për publikun.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetet e ashtuquajtura “swing” që shihen si vendimtare për zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 5 nëntor.

Për të fituar, një kandidati i nevojiten 270 vota elektorale.

Katër vjet më parë, presidenti amerikan Joe Biden mundi Trump me një diferencë prej më pak se 12.000 vota në shtetin e Xhorxhias. /oranews