Iu bashkua LDK-së, Salihu: I besoj Abdixhikut, jam në duar të mira

Iu bashkua LDK-së, Salihu: I besoj Abdixhikut, jam në duar të mira

Showbiz October 25, 2024 - 15:34

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka folur për herë të parë pasi iu bashkua LDK-së.

Salihu tha sot se e ka menduar mirë hyrjen e tij në politikë dhe u shpreh i bindur se me liderin e LDK-së do ta çojnë vendin përpara.

“Me Lumirin lider që ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Rinia dhe sporti do të jenë temat kryesore për mua. Dua të jem shembull për të rinjtë. LDK-ja është adresë për të rinjtë. Mundësinë që ma dha LDK-ja dua t’u tregojë të rinjve që Kosovën nuk duhet ta braktisin. Nuk futem diku me u djeg nëse nuk jam i sigurt, besoj në LDK-në, besoj në Abdixhikun, jam në duar të mira”, tha Salihu, njofton Klankosova.tv.