U bënë të njohur nga Netflixi, vëllezërit Menendez mund të lirohen

U bënë të njohur nga Netflixi, vëllezërit Menendez mund të lirohen

Showbiz October 25, 2024 - 09:00

Dy vëllezër, që u dënuan për vrasjen e prindërve të tyre dhe historia e tyre u shfaq në një film dhe dokumentar në Netflix, mund të lirohet më herët pas 34 vjetësh prapa grilave.

Lyle Menendez 56 vjeç dhe vëllai i tij 53-vjeçar Erik po vuajnë burgim të përjetshëm pa lirim me kusht për vrasjen me armë zjarri të babait dhe nënës së tyre - Jose dhe Kitty Menendez - në vitin 1989.

Ata u burgosën pas një gjyqi në 1996 kur Lyle ishte 21 vjeç dhe Erik 18.

Të enjten, prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon, rekomandoi që dyshja të dënohej – duke zëvendësuar dënimin e tyre të përjetshëm me një dënim prej 50 vjetësh deri në përjetësi, shkruan skynews, transmeton Zeri.info.

Image
Lyle dhe Erik Menendez

Kjo do të thotë se vëllezërit do të kishin të drejtë për lirim me kusht menjëherë sepse ata ishin nën 26 vjeç në kohën e vrasjeve, tha Gasconi.

"Sipas ligjit, ri dënimi është i përshtatshëm. Unë do ta rekomandoj këtë në një gjykatë nesër", tha prokurori i qarkut në një konferencë shtypi.

"Unë besoj se ata kanë paguar borxhin e tyre ndaj shoqërisë”

Tashmë prokurorët duhet të kërkojnë miratimin e gjykatës për çështjen, ndërsa vendimi përfundimtar i bie gjyqtarit.

Kjo vjen pasi Gascon tha se zyra e tij do të shqyrtonte prova të reja që dyshohet se vërtetojnë pretendimet se Eriku ishte abuzuar seksualisht nga babai i tij.

Të dy vëllezërit pretendojnë se i vranë prindërit e tyre në vetëmbrojtje, pasi kishin duruar një jetë të tërë abuzimi fizik, emocional dhe seksual prej tyre.

Image
Foto e vitit 2023 e vëllezërve Menendez

Avokatët e tyre argumentojnë se për shkak të ndryshimit të pikëpamjeve të shoqërisë për abuzimin seksual, nëse do të gjykoheshin sot, vëllezërit mund të mos ishin dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe të dënoheshin me burgim të përjetshëm pa kusht. /Zëri