Drilon Rama, banori i dhjetë në Big Brother VIP Kosova 3

Drilon Rama, banori i dhjetë në Big Brother VIP Kosova 3

Showbiz October 19, 2024 - 00:04

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 mirëpret banorin e dhjetë, Drilon Rama, një boksier 24-vjeçar i lindur në Gjermani.

Driloni ka shprehur se është një njeri i disiplinuar dhe ka ambicie të qarta për këtë eksperiencë, duke shpresuar se do të dalë fitues i këtij edicioni.

Ai ka theksuar se ka parime të forta dhe nuk i pëlqejnë ata që flasin pas shpine, duke bërë të qartë se do të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Driloni beson se ndershmëria do ta ndihmojnë të krijojë një dinamikë pozitive në shtëpi.

Me hyrjen e tij, Big Brother VIP Kosova 3 pritet të marrë një dimension të ri, dhe ndjekësit mezi presin të shohin se si do të evoluojë karakteri i Drilonit në këtë ambient. /telegrafi