Burim Vatovci befasohet me një video emocionuese të babait të ndjerë, të gjeneruar me AI

Burim Vatovci befasohet me një video emocionuese të babait të ndjerë, të gjeneruar me AI

Showbiz October 19, 2024 - 00:02

Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci u surprizua me një moment tepër emocional.

Në ekran iu shfaq një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shiheshin imazhet e babait të tij të ndjerë duke folur dhe duke i dërguar një mesazh për Burimin.

Alaudini, një nga organizatorët e programit, zbuloi se babai i Burimit kishte dëshiruar gjithashtu të ishte pjesë e Big Brother, dhe i kishte dërguar një mesazh Alaudinit.

Megjithatë, ai e kishte parë atë mesazh me vonesë, duke e bërë këtë moment akoma më prekës për Burimin.

Reagimi i Burimit ndaj videos ishte i mbushur me emocion, duke treguar se sa shumë e ndjen mungesën e babait të tij, por gjithashtu se si ky moment i dha forcë për të përballuar aventurën e tij në shtëpi.

Ky moment i veçantë dhe emocional ka sjellë një frymë të re në shtëpi, dhe fansat janë të emocionuar të shohin se si do ta ndihmojë ky kujtim Burimin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother. /telegrafi