Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Showbiz October 16, 2024 - 10:44

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar.

Dhe Rita Ora, pavarësisht sukseseve në botë, nuk ka hezituar asnjëherë të flasë për rrënjët e saj dhe të krenohet me to.

Së fundmi, kënga “Anywhere” është interpretuar në shqip nga një artiste, e cila e ka përkthyer këngën.

Një gjë e tillë nuk i ka shpëtuar 33-vjeçares, gjë që të njëjtën e ka shpërndarë në InstaStory.

“Çka nëse Rita do të bkëndonte në gjuhën e saj?”, thuhet në shkrim.

Image

E për këtë menjëherë pati një replikë: “Ide e mirë, rrini gati”.

Një interpretim i Ritës në shqip do të ishte bukur, duke marrë parasysh vokalin e veçantë të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @ladyritaora