Vdes në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj – qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Vdes në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj – qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Showbiz October 15, 2024 - 22:57

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme, 15 tetor 2024, Qytetin Studenti, ku punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.

37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Sipas burimeve të Gazetës Panorama.al, Henri Haxhiraj ishte vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Sheila Haxhiraj, e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në spektaklet “Big Brother VIP Albania” dhe “X Factor Albania. Ngjarja ka sjellë një tronditje të madhe për familjen Haxhiraj dhe të afërmit e tij.

Policia ka lëshuar një njoftim për ngjarjen, ku theksohet se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vetëvrasjeje tragjike.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Ngjarja ka sjellë dhimbje të madhe në komunitetin ku Henri jetonte, si dhe në radhët e kolegëve të tij në Gardën e Republikës, ku ai shërbente prej disa vitesh. /telegrafi