U raportua se anulon koncertet pas dënimit? Luizi i reagon ashpër mediave
Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas një lajmi të publikuar ditën e sotme, se dënimi me burg nga gjykata i ka sjellë telashe duke i shkaktuar anulimin e disa koncerteve.
Sipas gazetës "Panorama", ekipi i menaxhimit të Luizit është në "panic mode", pasi ka marrë lajmin e anulimit të disa koncerteve në Angli por edhe në Shqipëri.
Në telashe pas dënimit me burg? Luiz Ejllit 'i anulohen dhjetra koncerte' brenda dhe jashtë vendit, menaxherët e shqetësuar për...
Luizi ka vendosur t'i përgjigjet drejtpërdrejt gazetës, që e cilësoi si shkatërrim të karrierës së tij këtë moment, duke i përmendur shkatërrimin e hotelit "Prestige" në Golem.
Më tej ai thotë se ka mjaftueshëm koncerte, madje aq sa të blejë gazetën në fjalë dhe ta shkatërrojë për të oms nxjerrë më lajme të tilla.