“Rrugë me nota”, Albina Kelmendi publikon albumin e ri me dhjetë këngë

“Rrugë me nota”, Albina Kelmendi publikon albumin e ri me dhjetë këngë

Showbiz October 11, 2024 - 08:53

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka prezantuar të enjten albumin e ri.

“Rrugë me nota” mban titullin ky projekt, i cili përmban gjithsej dhjetë këngë të kompletuara me klipe.

Secila prej këngëve është e veçantë e me paraqitje të mahnitshme të artistes shqiptare.

Bashkëpunëtorë të këtij albumi janë: Enis Mullaj, Big Basta, Tiri Gjoci, Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Astrit Stafai, Alban Selimaj etj.

Promovimin e albumit e bëri po ashtu në "Klan Arena" para familjarëve e miqve të ngushtë.

Albina ka kohë që është pjesë e estradës dhe deri më tani ka sjellë hite të shumta.

Në vitin e kaluar ajo gjithashtu prezantoi Shqipërinë në Eurovision bashkë me familjen e saj.