Merr fund pritja, zbulohet data e fillimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”
Pritja e gjatë e fansave më në fund ka marrë fund, pasi është zbuluar data e nisjes së edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Ky spektakël shumë i ndjekur do të fillojë më 18 tetor, duke shënuar rikthimin e madh të një prej programeve më të dashura për publikun shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni KlanKosova, i cili ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku konfirmon se edicioni i tretë tashmë është gati për të nisur javën e ardhshme.
Si çdo vit, spekulimet dhe diskutimet për emrat e mundshëm të pjesëmarrësve kanë qenë në qendër të vëmendjes. Disa nga emrat më të përfolur për këtë edicion janë: Zoja Nushi, Drenusha Latifi, Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Xuxi dhe të tjerë.
Me një përzierje të personazheve të rinj dhe të njohur, fansat presin që ky edicion të sjellë emocione të reja, përballje dhe momente të paharrueshme.