Ronela thotë se shqiptarët si Diddy “shfaqen çdo ditë nëpër gazeta”
Këngëtarja Ronela Hajati ditë më parë bëri bujë me një deklaratë që ndërlidhej me akuzat e fundit kundër Diddyt.
Hajati tha se “njeh personazhe sinonim” té Diddyt, teksa deklarata nxiti shumë kurreshtje, për të ditur se për kë e ka fjalën ajo.
Ajo sërish nuk ka zbuluar emra, veçse ka thënë se këta persona shfaqen vazhdimisht në media.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të Ronelës:
“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.
Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”.