Hedh akuza të rënda, Ronela Hajati thotë se ka disa emra shqiptarësh si “Diddy”

Hedh akuza të rënda, Ronela Hajati thotë se ka disa emra shqiptarësh si “Diddy”

Showbiz October 01, 2024 - 15:05

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, mori vëmendjen e të gjithëve me një nga postimet e fundit.

Ajo hodhi akuza të rënda për disa këngëtarë shqiptarë, ndonëse nuk zbuloi emra.

Artistja në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se ka disa emra që ngjasojnë me rastin e Sean "Diddy" Combs.

“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy-t”, u shpreh ajo – shoqëruar postimin me një selfie me buzëqeshje ironike.

Image

Reperi u përfshi së fundmi në një skandal të madh duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve e po ashtu edhe autoriteteve në SHBA.

Combs akuzohet se ka nxitur viktimat femra dhe punonjëset në ahengje të droguara dhe disaditore.

Një ish-truprojë ka pohuar gjithashtu se reperi i akuzuar mbante kasetat e stilit të Jeffrey Epstein të festave të tij "të çuditshme".