E konfirmon avokatja: Një person i profilit të lartë, i pranishëm gjatë akteve të Diddyt
Avokatja e njërit prej akuzuesve të Diddyt ka pohuar se një "person i profilit të lartë" kishte qenë i pranishëm gjatë akteve "pornografike" në shtëpinë e reperit.
Sean "Diddy" Combs, 54 – të cilit i është mohuar lirimi me kusht nga një gjykatës – u padit për trafik seksual, shantazh dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion në fillim të këtij muaji në qytetin e New Yorkut.
Ariel Mitchell-Kidd, avokate e një prej akuzuesve të artistit muzikor, u shfaq gjatë episodit të së premtes në Banfield në NewsNation dhe deklaroi se dikush kishte kontaktuar me të në lidhje me ‘shitjen e një prej kasetave të Diddyt.
Ajo pretendoi se personi ishte "i profilit të lartë" – por nuk zbuloi emrin e individit që mund të shihej në kasetë.
“Tashmë ka pasur kaseta që kanë rrjedhur nëpër Hollivud duke u blerë, por një person i veçantë më kontaktoi për të blerë një video të veçantë”.