Lana Del Rey martohet me peshkatarin

Lana Del Rey martohet me peshkatarin

Showbiz September 28, 2024 - 14:44

Këngëtarja e famshme botërore Lana Del Rey është martuar me udhërrëfyesin e aligatorëve Jeremy Dufrene vetëm një muaj pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre.

Këngëtarja 39 vjeçare i tha “po” në një ceremoni madhështore në Des Allemandes, Luiziana të enjten. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke ecur krah babait të saj Robert Grant teksa mbante në duar një buqetë me lule.

Bashkëshorti i Lanës i cili u përfol shumë në rrjet për pamjen a tij, ishte veshur me një kostum elegant blu dhe këpucë lëkure ngjyrë kafe. Të pranishëm ishin edhe familjarë të tjerë të çiftit të cilët gëzuan për ditën më të rëndësishme të dyshes më të përfolur të momentit.