George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafinë shqiptare në filmin e fundit

George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafinë shqiptare në filmin e fundit

Showbiz September 26, 2024 - 14:41

 Brad Pitt dhe George Clooney janë dy partnerë që në film duhet të bashkojnë "forcat" kundër mafias shqiptare. Ky është skenari i filmit më të ri të dyshes së quajtur "Wolfs". Në film, Clooney dhe Brad Pitt kontaktohen për të pastruar të njëjtin krim në Nju-Jork. Ata njoftohen nga një prokurore (Amy Ryan), e cila ka nevojë që të mbulojë gjurmët e një vrasjeje. 

Të dy nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin që në fillim, por duhet që të bashkëpunojnë për të shmangur Policinë dhe mafian shqiptare. Filmi zgjat 180 minuta dhe mund të ndiqet në platformën "Apple+".