33 vjet nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës

33 vjet nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës

Showbiz September 26, 2024 - 10:14

Kanë kaluar 33 vjet nga dita që doli albumi “Nevermind”, që do të shënonte ndryshim jo vetëm në zhanrin e rokut, por edhe në historinë e përgjithshme të muzikës.

Albumi “Nevermind” u ngjit në nr. 1 në SHBA, në 1 nëntor. Ashtu si çdo gjë tjetër në historinë e rock-ut alternativ dhe grunge, “Nevermind” nuk ishte një sukses i papritur. Ishte forca e jashtëzakonshme e këngës “Smells like teen spirit” që projektoi Nirvanat dhe të gjithë lëvizjen grunge – në vëmendjen e njerëzve. Një përzierje transmetimesh në radio dhe prania e madhe e videos tashmë klasike në të gjithëpushtetshmen MTV, nxiti një furi të tillë për Nirvanat, sa që disqet e tyre shiteshin më shpejt nga sa mund të prodhonte etiketat reparti përkatës i marketingut.

“Nevermind” rezultoi të jetë një prej albumeve jo vetëm më të shitura, por edhe më me ndikim të publikuar ndonjëherë.

Brenda një viti, pjesa më e madhe e albumeve që dolën mes gushtit dhe shtatorit 1991 (“Blood sugar sex magic”, “Ten”, “Nevermind”) kishin arritur shitje stratosferike. Edhe më e rëndësishme ishte se suksesi i këtyre albumeve dekretoi fundin e rokut të viteve tetëdhjetë.

Janet Billig Rich, që kish punuar si menaxhere mes të tjerëve për grupe si Nirvana, Smashing Pumpkins dhe Hole, pa me sytë e vet drejtuesit e kompanive të mëdha producente që të garonin për grupet e Seattle. “Mund të krijoje një grup dhe më pas të shkëpusje një frazë mbi ta, ndoshta duke ia atribuar atë Kurt Cobainit. Melvins janë një shembull i përsosur. Kurtit i pëlqenin Melvins, kështu që të gjithë donin të firmosnin një kontratë me ta. Ishin të gjithë në gjendje shoku. Në të vërtetë gjithçka ishte bërë shumë e lehtë. Ishte ekonomi e pastër. Nirvana-t ishin bërë një sistem ekonomik”. /kultplus