Me buxhet të FFK-së, dyshohet se Capital T udhëtonte me bileta “VIP” në Dubai

Me buxhet të FFK-së, dyshohet se Capital T udhëtonte me bileta “VIP” në Dubai

Showbiz September 25, 2024 - 20:33

Keqpërdorimi i buxhetit të FFK-së nga kryetari i FFK-së Agim Ademi për bileta aeroplani për familjarët dhe punësimi i familjarëve

Pos kolegëve e miqve të tij brenda dhe jashtë FFK-së, Ademi ka shpërblyer edhe familjarët e tij.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së, për të paguar biletat e aeroplanit “VIP” (më të shtrenjtat) për familjarët e tij, konkretisht për djalin dhe bashkëshorten.

Me buxhetin e FFK-së, me datë 04.02.2021, në agjencionin “Fly Fast”, Ademi ka paguar bileta të aeroplanit për në vendet arabe në vlerë prej 3 mijë e 900 euro.

Kjo çështje është duke u hetuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Image

“Këto bileta janë shfrytëzuar për vete, djalin e tij dhe bashkëshorten e tij, vajtje – ardhje Prishtinë – Stamboll dhe Katar”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Se djali i Ademit, këngëtari i njohur me nofkën “Capital T”, ka qenë në këtë periudhë kohore në Dubai është lehtë e verifikueshme. Kjo pasi që ai vet ka publikuar fotografi në rrjete sociale në një prej qyteteve më luksoze të Lindjes së Mesme, shkruan Albanian Post.

Image