Luiz Ejlli paralajmëron këngë të re, pritet të publikohet së shpejti

Luiz Ejlli paralajmëron këngë të re, pritet të publikohet së shpejti

Showbiz September 22, 2024 - 18:08

Luiz Ejlli së shpejti do të publikojë një këngë të re e cila titullohet “Picirruke”.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, gjithashtu publikoi një sekuencë të këngës së video-klipit.

Vetë videoja na jep një pasqyrë se çfarë do të presim nga artisti.

Luiz Ejlli gjithashtu potencoi në postimin e tij se projekti do të lansohet së shpejti.

Që kur përfundoi eksperiencën e tij në BBVA, këngëtari solli projekte të shumta muzikore, si balada dhe këngë ritmike, derisa bashkëpunoi me emra shumë të njohur. /Telegrafi