Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris
Pas Taylor Swift, shumë të famshëm të tjerë po mblidhen në përkrahje të Kamala Harris.
Oprah Winfrey priti një mbledhje ‘Bashkohuni për Amerikën’ ku patën pjesëmarrje virtuale nga Jennifer Lopez, Meryl Streep, Julia Roberts dhe shumë të tjerë të famshëm.
Jennifer Lopez i është bashkuar listës së gjatë të të Hollywood-it që dalin në mbështetje të Kamala Harris për fushatën e saj presidenciale.
Kjo ndodhi ndërsa Oprah Winfrey priti një mbledhje virtual për Harrisin të enjten mbrëma në Michigan.
Jennifer Lopez dhe disa personazhe të tjerë të famshëm duke përfshirë Meryl Streep, Julia Roberts, Chris Rock iu bashkuan ngjarjes virtualisht për të shprehur mbështetjen e tyre për Harris.
Oprah intervistoi kandidaten presidenciale në ngjarjen e transmetimit të drejtpërdrejtë në stilin e talk-show.
Kur Meryl Streep iu drejtua Kamala Harris si ‘Presidente’, kandidatja demokrate u përgjigj shpejt ’47’ ditë.
Jennifer Lopez me entuziazëm përshëndeti publikun. Përveç kësaj, shumë grupe të tjera duke përfshirë ‘Swifties for Harris’ dhe ‘Cat Ladies for Kamala’.
Disa prej anëtarëve të audiencës iu dha mundësia të flisnin drejtpërdrejt me Kamala Harris së bashku me të famshmit. /telegrafi