Fansat akuzojnë Millie Bobby Brown për ndërhryrje: Duket si 40-vjeçare
Aktorja Millie Bobby Brown është padyshim një nga fytyrat më të famshme të Gen Z.
Megjithatë, javët e fundit, fansat kanë parë një ndryshim në paraqitjen e yllit të serialit Stranger Things, shkruan DailyMail.
Fotot e reja të publikuara nga Millie për të promovuar markën e saj të modës e tregojnë 20-vjeçaren me buzë më të fryra dhe faqe më voluminoze.
Fansat në rrjetet sociale aktorja e Enola Holmes, mund ketë bërë ndërhyrje estetike.
Ndonëse disa prej komenteve ishin të mira, të tjerat komente sugjeruan se ndryshimet delikate e bënin të dukej si 40-vjeçare.
“Fytyra e saj duket sikur është rënduar nga mbushësit”, tha një tjetër.
“Ndjehem shumë keq për presionet shoqërore që i shtyjnë vajza të tilla të reja ta bëjnë këtë”, thuhej në një koment të tretë.
“Ajo duket shumë më e vjetër se sa mosha e saj, sa duket sikur po i grabit vetes fazat e jetës”.
Tani, mjekët e kozmetikës kanë folur për këtë dhe nëse fansat kanë apo jo të drejtë me dyshimet e tyre.
“Mollëzat e saj duken më të larta dhe buzët e saj duken më të plota, gjë që mund të jetë rezultat i mbushjes”, tha për MailOnline, Dr Paul Banwell, një kirurg plastik dhe i kozmetikës.
Megjithatë, ai shtoi se çdo punë që ajo ka bërë është delikate dhe nuk po e ‘rëndon’, siç kanë sugjeruar disa komentues të mediave sociale.
Pamja e ndryshuar e yllit mund të jetë thjesht për shkak të ‘plakjes natyrale’, tha Dr Banwell.
“Struktura juaj e kockave dhe forma e fytyrës do të ndryshojnë ndërsa rriteni, veçanërisht nga një moshë kaq e re 12-vjeçare”.
Dr Banwell paralajmëroi se Bobby Brown është në rrezik të bërjes së tepërt të mbushësve. /telegrafi