“The Sun” për moderatoren shqiptare Eva Murati: Mbretëresha e Ligës së Kampionëve
Showbiz
September 20, 2024 - 15:20
Moderatorja e njohur shqiptare Eva Murati është rikthyer për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve për të qenë pjesë në ekranet tuaja në emisionin sportiv në “Tring TV”.
Eva ka fituar një popullaritet të madh duke fituar zemrat e tifozëve të futbollit përreth Evropës, shkruan “The Sun”.
Moderatorja joshëse, sipas “The Sun”, po konsiderohet nga fansat edhe si “Mbretëresha e Ligës së Kampionëve”.
Njohuritë e saj elitare të futbollist dhe paraqitja e saj glamuroze kanë bërë ta krahasojnë me gazetaren e njohur sportive, Laura Woods.
Eva u rikthye sërish në ekran këtë javë për të përcjellë me ju garën evropiane.
Nuk është hera e parë që e përditshmja britanike "The Sun" shkruan për gazetaren shqiptare. /telegrafi