Fero: Mjerë ata të cilët kalojnë në periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen
Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka ndarë disa detaje së fundmi të jetës private, të cilat janë bërë kryediskutim në mediet e shtypit rozë.
Ai, gjatë dy paraqitjeve televizive, po edhe në rrjetet sociale, ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, po e nxjerr jashtë vendit vajzën e tyre pa autorizimin e tij. Derisa për këtë ka kërkuar edhe drejtësi nga autoritetet përkatëse.
Periudha në të cilën është duke kaluar e ka çuar në disa emocione të pakëndshme, të cilat i shprehu sërish në rrjetet sociale.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili Kur’anin na bëri mrekulli jetësore që rehabiliton shpirtat. Vetëm atij i qofshim falë”, shkroi ai në një postim në ‘InstaStory’.
“Mjerë ata që kalojnë periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen”, reagoi me një tjetër postim në llogarinë e tij.
Në një periudhë të paspecifikuar, ai pretendon se ish-bashkëshortja Arbenita, e mori vajzën e tyre jashtë vendit, pa lejen e tij. Fero gjithashtu deklaroi se Arbenita për ta arritur këtë nxori një pasaportë false, ose një pasaportë që ai nuk ishte në dijeni. /Telegrafi