Bogdo i jep fund heshtjes: Flet për deklaratën që tronditi Beatrix Ramosajn
Bogdo ka komentuar më në detaje deklaratën e tij të mëparshme ndaj Beatrix Ramosaj, e cila shkaktoi shumë bujë në atë kohë.
Deklarata e Bogdos pasoi pjesëmarrjen e këngëtares në “Big Brother VIP Albania” dhe lidhjen që ajo zhvilloi brenda shtëpisë me Donald Veshajn.
Ai ka theksuar se e ka kërkuar falje publikisht dhe ka përpjekur të kontaktojë personalisht me Beatrixin, por pa sukses.
“Kur kam thënë atë batutë, isha i nënkuptuar si personi më i urryer në Ballkan, dhe kjo ndodhi në të njëjtën ditë kur u krye masakra në Kosovë nga një individ serb. Reagimi ndaj meje ishte i ekzagjeruar dhe i papërshtatshëm. Pjesa më e madhe e reagimeve erdhën nga njerëz që nuk kishin lidhje me situatën reale,” tha Bogdo.
Ai theksoi se ai ishte shqetësuar më shumë për ndjeshmërinë e Albanit dhe Beatrixit ndaj situatës.
“Nuk kam arritur të komunikoj drejtpërdrejt me Beatrixin, por i kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzore. Po të kisha mundësi të flisja me të, nuk do të bëja komentet në emision” shtoi ai.
Bogdo u mundua të marrë numrin e Beatrixit disa herë, por nuk ia dhanë. Ai e mësoi që ata po kalonin një periudhë të vështirë dhe kishin vendosur të largoheshin nga Shqipëria. “Albani, një artist i shquar që sapo kishte fituar një festival, dhe Beatrixi, e cila kishte shkëlqyer në Big Brother VIP Albania, u detyruan të iknin për një jetë më të mirë në Amerikë. Pjesa më e madhe e publikut dhe influencerëve i larguan nga Shqipëria dhe më pas më kritikuan mua për atë që kam thënë” përfundoi Bogdo. /telegrafi