Një orë i bllokuar në makinë, aksidentohet Meriton Mjekiqi

Një orë i bllokuar në makinë, aksidentohet Meriton Mjekiqi

Showbiz September 14, 2024 - 12:16

Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë gjatë natës së mbrëmshme dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë.

Ish banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri.

Mjekiqi ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur. Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Meritoni pothuajse një orë ka mbetur i bllokuar brenda makinës. Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.