Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, martohet me Kreshnik Gjergjin
Foto: Zëri

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, martohet me Kreshnik Gjergjin

Showbiz September 13, 2024 - 21:55

Janë bërë një vit që kur ylli i estradës në Kosovë, Dafina Zeqiri bëri publike lidhjen e saj me Kreshnik Gjergjin.

E teksa gjërat po bëheshin serioze, Kreshniku i propozoi për martesë në ditëlindjen e saj të 35, ku Dafina i tha po.

Tashmë sezona verës ka mbaruar e duket se edhe Dafina ka vendosur të marrë pak pushim për vete, shkruan Zeri.info.

Dafina ka vendosur që sot t'i jap fund beqarisë duke u martuar me Kreshnik Gjergiin, ndërkaq të dy kanë vendosur që të jetë një event i veçantë me jo shumë njerëz.

Vlen të theksohet se i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama. /Zëri

Image

Image