Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e BBV4

Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e BBV4

Showbiz September 12, 2024 - 09:16

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt dhe pritshmëritë janë të larta.

Ky spektakël i njohur për grumbullimin e figurave publike në një shtëpi për më shumë se 100 ditë, tashmë është bërë një fenomen mediatik që tërheq vëmendjen e audiencës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në edicionin e këtij viti, përflitet se do të marrin pjesë një grup i përzgjedhur artistësh dhe personazhesh nga fusha të ndryshme, përfshirë artistë, këngëtarë dhe figura të njohura televizive.

Këtë sezon, një nga emrat më të përfolur si banor i BBV4 ka qenë Young Zerka — mirëpo ardhja në jetë e fëmijës së tij mund të ketë ndryshuar planet.

Sa u përket pjesëmarrësve të tjerë, disa nga emrat e përfolur janë:

1. Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm.

2. Visjan Ukcenaj

3. Cubi Metkaj

4. Enxhi Nasufi

5. Sara Hoxha

6. Kastro Zizo

7. Eugent Bushpepa

8. Bledi Beqiri

9. Ritvana Fetahu

10. Rinian Leka.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit informacionet për sezonin e ri kanë qenë shumë të kufizuara, çka të bën të mendosh se surprizat do të zbulohen vetëm pas nisjes së programit.