Në 40-vjetorin e lindjes, Princi Harry do t’i marrë më shumë se 4.7 milionë euro nga stërgjyshja e tij
Showbiz
September 09, 2024 - 15:46
Princi Harry i Britanisë do të marrë më shumë se 4.7 milionë euro (4 milionë funte) dhuratë nga stërgjyshja e tij Elizabeth për ditëlindjen e tij të 40-të më 15 shtator.
Princi Harry do të marrë disa nga paratë pa taksa nga fondi prej 8 milionë dollarësh si pjesë e një dhurate nga testamenti i stërgjyshes së tij, raporton Standard.
Princi Harry mori këstin e parë të pjesës së tij të fondit total prej 19 milionë dollarësh kur mbushi 21 vjeç në 2005. Ndërsa princi William mbushi 40 vjeç në vitin 2022 dhe Harry tani do të marrë pjesën e mbetur prej 8 milionë dollarësh. Stërgjyshja e Harryt, Elizabeth, vdiq në vitin 2002, kur ajo ishte 102 vjeçe. /abcnews