Erolld Belegu uron në mënyrë të veçantë Diolën në ditëlindjen e saj
Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj.
Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Diola ndodhet në një udhëtim të paharrueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerin e saj, Erolld Begollin.
Që prej disa ditësh, dyshja ka eksploruar disa nga vendet më të bukura dhe tërheqëse të SHBA-së, duke ndarë me ndjekësit e tyre pamje dhe momente të veçanta nga ky udhëtim në rrjetet sociale.
Në këtë ditë të veçantë, Erolldi ka shprehur ndjenjat e tij të thella për Diolën me një mesazh romantik dhe prekës në profilin e tij.
Ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit.”
Ky mesazh është shoqëruar me disa fotografi të bukura të çiftit, duke përfshirë pamje nga udhëtimi i tyre.
Lidhja e Diolës dhe Erolldit ka qenë një temë e diskutimeve të shumta në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të diferencës së moshës midis tyre, por kjo nuk ka penguar çiftin që të shijojnë çdo moment së bashku dhe të festojnë dashurinë e tyre në këtë ditë të veçantë. /telegrafi