Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Përfundimi i sezonit të fundit të emisionit të njohur “Big Brother VIP Kosova” ka sjellë disa lajme të papritura për ndjekësit e këtij spektakli të njohur.
Një nga lajmet më të diskutuara ka të bëjë me Santianën dhe Lirimin, dy personazhe që ishin në qendër të vëmendjes gjatë gjithë sezonit.
Pas mbylljes së këtij sezoni, duket se lidhja mes Santianës dhe Lirimit ka ardhur në fund.
Kjo është konfirmuar nga burime të besueshme, pasi Prive njofton se marrëdhënia e tyre nuk arriti të qëndrojë e qëndrueshme përtej përvojës së tyre në Big Brother.
Nga ana tjetër, Santiana duket se e ka marrë këtë zhvillim me një qasje të qetë dhe të matur.
Ajo është përqendruar në aktivitete të tjera, duke u angazhuar në fushën e gastronomisë.
Sipas Prive, kjo është një fushë ku ajo po investon energjitë e saj dhe ka nisur të ndërmarrë projekte të reja që lidhen me këtë sektor.