Paula Abdul anulon turneun e saj muzikor për shkak të problemeve me shëndetin
Paula Abdul ka njoftuar se turneu i saj i ardhshëm kanadez po anulohet për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja 62-vjeçare ka ndarë lajmin në Instagram duke shkruar: "Më duhet të ndaj një lajm aspak të mirë me ju në lidhje me disa dëmtime që kam pësuar së fundmi. Në përpjekje për të vazhduar, kam bërë injeksione që do të më japin lehtësim të përkohshëm, por kërkesat e një turneu të plotë janë një histori tjetër", vazhdoi ajo.
“Pas diskutimeve të shumta me mjekët e mi dhe eksplorimit të të gjitha opsioneve të disponueshme, jam informuar se një nga dëmtimet e mia kërkon një procedurë të vogël të ndjekur nga 6-8 javë kohë rikuperimi, prandaj do të më duhet të ndërpres koncertet e mia”.
Ish-gjyqtarja e “American Idol” më vonë u kërkoi falje “fansave të saj të mrekullueshëm”, të cilët planifikonin ta shihnin atë në turne, i cili duhej të fillonte më 25 shtator dhe të zgjaste deri më 26 tetor, dhe sqaroi se të gjitha paratë e biletave do të të kthehen.
“Ju jeni bota për mua dhe me të vërtetë më është thyer zemra,” tha ajo, duke shtuar: “Mezi pres energjinë, dashurinë dhe lidhjen që ndajmë gjithmonë kur jemi bashkë. Unë premtoj se do të kthehem, më e fortë dhe më e mirë, duke kërcyer dhe duke luajtur për të gjithë ju shumë shpejt, për t’ju dhënë shfaqjen që meritoni”. /oranews