“Girl you know it’s true”, një film për sensacionin global “Milli Vanilli”
Kush ishte Milli Vanilli?
Dy miq, Rob dhe Fab, pushtojnë listat ndërkombëtare me emrin Milli Vanilli, kanë tri hite numër një në SHBA dhe shijojnë një jetë të tepruar në Hollywood. Fama e tyre kishte tejkaluar të gjitha kufijtë e pritur dhe vetëm një rreth i vogël i të brendshmëve e dinte sekretin e tyre: dyshja në fakt nuk kënduan - ata thjesht lëviznin buzët në zërat e këngëtarëve të vërtetë. I gjithë koncepti ishte projektuar nga producenti gjerman, Frank Farian. Ata ishin të pashëm, të parezistueshëm, të formuar, kërcimtarë të shkëlqyer... por, Frank besonte se nuk kishin zërat e duhur për një karrierë botërore, kështu që këngëtarët e vërtetë ishin më pak tërheqës dhe sigurisht të panjohur.
Në kulmin e famës së tyre, kur Milli Vanilli fiton çmimin Grammy dhe shkon në turne në Amerikë, e vërteta më në fund del në shesh. Ndërsa aparati i fuqishëm që tërhoqi telat e dyshes largohet shpejt nga afera, Rob dhe Fab e gjejnë veten në mes të skandalit më të madh në historinë e muzikës... atyre u hiqet Grammy, bien në depresion, bota shembet, dhe bashkë me të gjithçka që ata gëzonin. Shoqëria i refuzoi, por për fansat mbeten i vetmi “Milli Vanilli”.
Fab Morvan, një anëtar i grupit që është ende aktiv sot dhe vazhdon t'ua përcjellë karizmën dhe trashëgiminë e tyre brezave të rinj, promovon dhe mbështet në mënyrë aktive filmin sepse ai është gjithëpërfshirës dhe shpjegon në mënyrë jogjykuese kontekstin në të cilin u formua grupi dhe në të cilën përfundoi. Në çdo rast, një histori e vërtetë njerëzore me shumë muzikë, kërcim dhe hite të MTV-së!
Tani është koha ideale për të festuar pas pushimeve verore, dhe meqenëse biletat tashmë janë në shitje, sigurojeni vendin tuaj sot sepse historia e grupit Milli Vanilli, për shumëkënd, nënkupton kohën më të mirë të rinisë, hitet e MTV dhe periudhën më të mirë të kërcimit ndonjëherë. Kodi i veshjes nëse dëshironi që të jetë i viteve '80, '90, ndihuni të lirshëm!
Surprizat nga partnerët Borboleta, Oxa Beauty Center, Oxa Dent, Coquete Accessories, LySu Beauty Atelier, Lindex, Yves Rocher, do të ndriçojnë mbrëmjen për shumë njerëz, ndaj blini biletat në cinestarcinemas-ks.eu ose në arkat e kinemasë.
Facebook: @CineStar Cinemas Kosovo
Instagram: @cinestarcinemas_ks
TikTok: @cinestarcinemas_ks
YouTube: CineStarCinemasKosova