Në Afganistan u ndalua zëri i gruas në publik, reagon Xhuli Nura
Showbiz
September 03, 2024 - 20:20
Modelja e njohur, Xhuliana Nura, ka bërë një reagim në Instagram, lidhur me vendimin e fundit në Afganistan për ndalimin e zërit të gruas në publik.
Xhuli, e cila është një avokuese e zëshme e tematikave sociale bëri një reagim lidhur me këtë në ‘InstaStory’.
“Zëri është pasuria më e madhe e çdo njeriu dhe nëse kjo ndalohet, atëherë ajo [gruaja] nuk jeton më”, shkroi modelja në postimin e saj.
Bashkangjitur këtij mesazhi, ajo publikoi edhe lajmin për vendimin që u mor së fundmi në Afganistan.
Sipas këtij vendimi, gratë nuk duhet të dëgjohen duke kënduar, recituar apo duke lexuar me zë të lartë në publik.
Xhuli, është një avokuese e zëshme për sa i përket tematikave të ndryshme, qoftë politike, kulturore dhe sociale.