U tha se Linda Halimi dhe Big D janë ndarë, reagon këngëtarja
Showbiz
September 03, 2024 - 15:15
Përkundër se ka mbi një dekadë me personin e zemrës Davonin, janë të shpeshta lajmet mbi jetën personale të Linditës.
Thuajse është bërë traditë që portalet të spekulojnë një herë në disa muaj mbi një ndarje të mundshme të këngëtares dhe bashkëshortit amerikan.
Të shumta kanë qenë spekulimet që janë reflektuar edhe në komente në rrjetet sociale të Linditës.
Por, edhe këtë herë, shumë zhurmë për asgjë.
Indirekt, ajo ka hedhur gjithçka poshtë përmes një fotoje me personin e zemrës, Davonin dhe vajzën Kaimanën.
Kujtojmë se këngëtarja erdhi më pranë për audiencën përmes pjesëmarrjes në BBVK2, aty ku ishte ndër banorët më të komentuar.