Scotty McCreery ndërpret koncertin për shkak se një burrë nga publiku goditi një grua: Ti je frikacak, largojeni nga këtu

Scotty McCreery ndërpret koncertin për shkak se një burrë nga publiku goditi një grua: Ti je frikacak, largojeni nga këtu

Showbiz August 29, 2024 - 08:15

Muzikanti amerikan Scotty McCreery mbajti një koncert në një festival në Kolorado dhe performanca u ndërpre papritur për shkak të një incidenti që ndodhi në publik.

Gjegjësisht, këngëtari ka vërejtur nga skena se një burrë nga publiku ka gjuajtur një grua.

“Hej, hej, hej, sapo ke goditur një grua zotëri. Nuk do ta lejoj këtë. Policia? Rojet e sigurisë? A është në rregull? Largojeni nga këtu! Kushdo që të jesh, je përkufizimi i frikacakut sepse vetëm frikacakët godasin femrat”, tha ai dukshëm i zemëruar.

Publiku e përshëndeti lëvizjen e tij me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa sigurimi shoqëronte burrin që goditi gruan.

Organizata më pas konfirmoi se ngjarja ka ndodhur realisht dhe se hetimet janë duke vazhduar.

@entertainmenttonight Scotty McCreery kicks a man out of his concert for hitting a woman in the crowd #scottymcreery #coloradostatefair #countrymusic ë original sound - Entertainment Tonight