Blerim Destani uron babanë për ditëlindje [foto]

Blerim Destani uron babanë për ditëlindje [foto]

Showbiz August 23, 2024 - 09:28

Filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani sot po feston ditëlindjen e 70-të.

Me këtë rast i biri i tij, aktori i njohur Blerim Destani, e ka uruar babanë edhe publikisht, shkruan Zeri.info.

Aktori ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, bashkë me urimin në të cilin ka shkruar: “Urime Babë, edhe 100 të lumtura!”.

Kujtojmë se Destani u lind në vitin 1954 në fshatin Bozovcë të rrethit të Tetovës, Maqedoni e Veriut, ai njihet si filantrop, pasi ndihmon dhe kontribuon shumë në zhvillimin e shumë sektorëve, si ekonomik dhe social, në të gjitha trojet ku ka shqiptarë. /Zëri

Image