Edicioni i RAVE dhe ION Festival përmbyllet me sukses

Edicioni i RAVE dhe ION Festival përmbyllet me sukses

Showbiz August 21, 2024 - 09:24

RAVE dhe ION Festival janë dy nga festivalet më të dashura në regjion që tërheqin mijëra turistë në Kosovë dhe Shqipëri. Për herë të parë, ION Festival erdhi në Kosovë për një bashkëpunim me produksionin e njohur kosovar RAVE, për të lancuar RAVE X ION Festival që u mbajt me 17 gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Po ashtu, duke prezantuar për herë të parë hapësirën më të re, Paintball Hall e cila ishte shndërruar komplet për organizimin e këtij festivali.

Mbrëmja filloi me një set nga artistja lokale EraMah, duke vazhduar më tej me tingujt e Toske, Sean OD, duke kaluar ne artistët e mëdhenjë Ryan Elliott dhe Magda për t’u përmbyllur me artistin gjenial nga Italia, Fernando Costantini.

Image

Muzika e artistëve dhuroi energji të pakrahasueshme në publik, duke e mbajtur sallën plot deri në mëngjesin e ditës së diel. Publiku u nda i kënaqur duke rikujtuar momente nga nata e mbrëmshme dhe eksperienca ekskluzive në hapësirën e re ju një rifreski në jetën e natës së Prishtinës.

Organizatorët e ION Festival ishin shumë të kënaqur me audiencën në Prishtinë duke komentuar mbi rininë tonë pozitivisht dhe mbi hapësirat qe ky vend posedon. Bashkëpunimi mes ION dhe RAVE tregon fuqinë e ndërlidhjes kulturore mes dy shteteve, mes Kosovës dhe Anglisë, për të sjellë një përvojë unike kulturore në jetë.

Image

RAVE thotë se krenohemi me audiencën e rininë tonë që çdo herë impresionon mysafirët tanë dhe i përcjellë ata në shtëpi me një energji të pakrahasueshme. Organizatorët thonë se çdo detaj i eventit është i përpunuar me dashuri duke vënë si pikë kryesore pjesëtarin e audiencës dhe se kanë punuar gjatë dhe me kujdes në eksperiencën e audiencës duke marrë parasysh gjithë detajet logjistike dhe se ska pasë asnjë incident në ngjarje.

Image

RAVE shpalos edhe eventet e rradhës dhe thotë se janë duke punuar në një projekt të madh me Prishtina Music Conference e quajtur Prishtina Music Week që do të mbahet javën e parë të Nëntorit dhe se ka shume surpriza në programin që do të lajmërohet së shpejti.

Image